1 tonë kanabis në Gjirin e Lalzit

Postuar në 09 Mars, 2014 05:58

Policia sekuestroi 1 ton kanabis në Gjirin e Lalzit, ndërsa po hetohet për zotëruesin e kësaj lënde narkotike.  Sasia e drogës së zbuluar mesditën e së dielës ndodhej brenda një furgoni të parkuar në rrugë.

Policia e Durrësit, nëpërmjet sinjalizimeve që mori në rrugë operative, kontrolloi furgonin dhe konfiskoi në vend të gjithë sasinë.  Duke qenë se zotëruesi i lëndës nuk ndodhej në automjet në momentin e ndërhyrjes së policisë, aktualisht po punohet për të zbardhur identitetin e tij.

/Top Channel/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.