Obama: Do ta bëjmë Rusinë të vuajë, të tërhiqet sa s`është vonë.

Postuar në 06 Mars, 2014 15:33

Presidenti amerikan Barack Obama, në një deklaratë ditën e sotme, ka thënë se Rusia do të përballet me sanksione të ashpra të cilat do t’i kushtojnë shumë.
Obama i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të tërhiqet nga Ukraina dhe të mos e përshkallëzojë krizën më tej.
Presidenti Barak Obama tha se një referendum që do të vendoste nëse rajoni ukrainas i Krimesë do të ndahej dhe do të bëhej pjesë e Rusisë, do të ishte shkelje e së drejtës ndërkombëtare.

Zyrtarët e qeverisë lokale në Krime vendosën sot ta zhvillojnë referendumin më 16 mars. Zoti Obama u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se një referendum i tillë do të shkelë kushtetutën e Ukrainës.

Këto janë komentet e para të Presidentit Obama pas vendimit të ligjvënësve të Krimesë, të cilët votuan njëzëri për t’u shkëputur nga Ukraina dhe për t’iu bashkuar Rusisë.

Ndërkohë, Pentagoni thotë se gjashtë aeroplanë luftarakë amerikanë F-15 mbërritën në Lituani për të forcuar patrullimet ajrore mbi Baltik ndërkohë që vazhdon ballafaqimi lidhur me inkursionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë.
Një luftanije amerikane është tani në Detin e Zi për të marrë pjesë në manovrat e planifikuara shumë kohë më parë.
Sekretary i Shtetit Kerry tha në Romë se Rusia ka tani një rast për të zgjedhur alternativën e duhur për uljen e tensioneve lidhur me Krimenë.
Ai tha se SHBA dhe aleatët e tyre vazhdojnë të mbështesin tërësinë territoriale të Ukrainës.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.