Shoqërohen në polici kreu dhe sekretari i PD në Ersekë.

Shoqërohen në polici Kreu i Partisë Demokratike të Ersekës, sëbashku me sekretarin e tij. Viktor Duro sqaron se policia i kishte ndaluar teksa udhëtonin me makinë, për shkak se nuk kishin ndezur dritat e mjetit.
Mes policisë dhe kreut të Bashkisë së Ersekës mësohet të ketë pasur mosmarrëveshje në momentin e ndalimit. Sipas Duros policia i ka ofenduar.
Ngjarja përfundoi me shoqërimin e Duros dhe sekretarit të tij në polici.
Add new comment