Rama-Fyle:Plotësimi i 5 prioriteteve, shtysë e fortë në këtë fazë të integrimit.

Kryeministri Edi Rama tha të enjten se plotësimi i pesë prioriteteve kyçe të vendosura nga Komisioni Europian mbetet objektivi kryesor i qeverisë shqiptare në këtë fazë të procesit të integrimit.
“Në rrugën tonë drejt këtij kryeqëllimi që është anëtarësimi ynë në BE dhe në përpjekjen për të fituar kohën e humbur në vite të tëra duke mësuar nga gabimet e së shkuarës por dhe duke përfituar dhe nga eksperienca e përfituar nga të gjitha palët, plotësimi i pesë prioriteteve kryesore për ne ështe dhe nje shtysë e fortë ne këtë fazë të procesit të integrimit”‘, u shpreh kryeministri Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me Komisionerin Stefan Fyle, në përfundim të takimit të dytë të nivelit të lartë Shqipëri-BE.
Add new comment