Prefektura i përgjigjet Bashkisë Tiranë: Qytetarët nuk po shpronësohen.

Referuar ankesave të qytetarëve të Tiranës, pronat e të cilëve preken nga ndërtimi i Bulevardit të Ri, Prefektura e Tiranës bën me dije se për një periudhë disa mujore, ajo ka marrë me qindra ankesa apo dhe ka zhvilluar takime të drejtëpërdrejta me ta, për shqetësimin lidhur me shpronësimet.
Ky problem, i cili mund të marrë përmasat e një konflikti social ngrihet në bazë të shqetësimit të pronarëve ndaj Bashkisë së Tiranës se shpronësimet nuk po realizohen në përputhje dhe sipas afateve të përcaktuara në legjislacionin përkatës.
Konkretisht, ata janë ankuar për referenca joreale në vlerësimin e pronave të tyre, krahasuar me çmimet e tregut.
Nisur nga ky shqetësim masiv në respekt të ligjit Prefektura e Tiranës i ka kërkuar INUK verifikimin e dokumentacionit tekniko-ligjor për shembjet në fjalë.
Prefektura është e angazhuar të zbatojë gërmë për gërmë ligjin dhe të verifikojë cdo shqetësim të ngritur nga qytetarët në lidhje me shkelje të pretenduara nga ata.
Add new comment