Vetëvritet 78-vjeçari, letra: Amanet të më varrosni te gropa që kam hapur vetë.

78-vjeçari Tafil Bufi është gjetur i pajetë mesditën e sotme në fshatin Roshnik të Beratit. Sipas policisë, i moshuari dyshohet se është vetëqëlluar me pistoletë.
Ekspertë të policisë mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjetën pranë trupit të të moshuarit edhe një letër, në të cilën shkruhej se kushtet e vështira dhe braktisja ishin shkaqet që e kishin çuar drejt vetëvrasjes.
78-vjeçari kishte hapur edhe një gropë, ndërsa kishte lënë amanet në letrën e lamtumirës, që të varrosej në gropën e hapur prej tij. I moshuari jetonte i vetëm, pasi dy djemtë e tij punojnë prej vitesh në Greqi.
Add new comment