Arkiv-Lajme të përditësuara

Itali, bllokohen 2 ton drogë me origjinë nga Lazarati.

Postuar në 01 Mars, 2014 07:34

Një sasi e madhe droge që dyshohet se është me origjinë nga Lazarati, është sekuestruar në Rimini të Italisë.
Policia informon se 2 ton marijuanë dhe vihen në pranga 3 shqiptarë dhe një rumun.
Kapja e kësaj sasie të madhe lënde narkotike ka ardhur në kuadër të hetimeve të operacionit të koduar “100%”. Autoritetet italiane thonë se droga vinte nga Shqipëria dhe është transportuar përmes një skafi 10 metër të gjatë.

Tiranë, makina përplaset me shtyllën, plagoset polici.

Postuar në 01 Mars, 2014 02:56

Një tjetër aksident është shënuar gjatë orëve të para të ditës së sotme në kryeqytet, Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.
Si pasojë e aksidentit njofto0het se ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi, shtetasi E.D, i cili është punonjës policie.
Ngjarja ka ndodhur pranë Laprakës. i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhen e plotë të tij.

Aksident në Fushë-Krujë, plagosen 4 persona.

Postuar në 01 Mars, 2014 02:09

Një aksident me katër të plagosur në rrugën nacionale Fushë-Krujë-Tiranë u shënua mëngjesin e sotëm. Nga ky aksident mbetën të plagosur katër persona, të cilat janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë, për t’ju dhënë ndihmën e nevojshme. Policia, e cila ka vajtur menjëherë në vendngjarje bën të ditur dy nga katër emrat e personave të plagosur. Sipas policisë është plagosur Ardian Cani 44 vjeç nga Tapiza dhe Masllan Demiri 40 vjeç nga Kamza. Policia informon shkakun e aksidentit.

Burrel, shpërthim eksplozivi në makinën e punonjësit të SHISH.

Postuar në 28 Shkurt, 2014 15:53

Një tjetër shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Burrelit. Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 një tjetër automjet ka shpërthyer si pasojë e hedhjes së një kapsolle minierash.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” në Burrel, ndërsa mësohet se mjeti që ka shpërthyer është në pronësi të punonjësit të SHISH-it, Lumturi Sula.
Policia ka thënë se në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar në anë të rrugës. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, ndërsa shpërthimi shkaktoi panik tek banorët e zonës.

Elbasan, 25-vjeçarja tërheq mijëra euro në bankë, policia heton burimin.

Postuar në 28 Shkurt, 2014 14:54

Një 25-vjeçare me inicialet A.K, banuese në lagjen “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit, në harkun kohor të një viti, ka tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë një sasi jashtëzakonisht të madhe parash, e cila ka çuditur edhe punonjësit e këtij filiali, pasi në kushtet e krizës askush nuk kishte mundur të tërhiqte dot shuma të tilla vitin e kaluar.

Shpërthen një automjet në Fushë Krujë, dyshohet për eksploziv.

Postuar në 28 Shkurt, 2014 14:53

Një tjetër shpërthim mbrëmjen e së premtes. Ngjarja ndodhi në Fushë Krujë pak minuta më parë. Një automjet i cili dyshohet të jetë në pronësi të një gruaje 42 vjeçare me inicialet M.Isufi. ka shpërthyer në lagjen “Punëtori”, fatmirësisht pa shkaktuar të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se makinës i është vendosur një sasi eksplozivi. Në momentin e shpërthimit makina ishte e parkuar poshtë një pallati, banorët e të cilit janë tronditur duke lajmëruar menjëherë policinë.

Itali, sekuestrohen 2 ton marijuanë në një skaf që vinte nga Shqipëria.

Postuar në 28 Shkurt, 2014 14:51

Autoritetet italiane kanë sekuestruar rreth dy ton lëndë narkotike të llojit marijuanë, në një skaf 10 metra të gjatë që mendohet se ishte nisur nga Shqipëria.

Sipas mediave italiane, sasia e drogës së sekuestruar nga Guardia di Finanza në Rimini, vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion tregun e shtetit fqinj. Policia arrestoi në flagrancë katër persona, mes të cilëve shtetas 3 shqiptarë dhe 1 rumun, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Krujë, i dënuari tenton vetëvarjen me çarçaf në burg.

Postuar në 28 Shkurt, 2014 14:50

Një i dënuar 34-vjeçar, i cili vuan dënimin në burgun e Zaharisë, ka tentuar t’i japë fund jetës në ambientet e qelisë së tij. Mësohet se i dënuari Fatmir Velia ka tentuar të vetëvaret me një çarçaf, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Rojet e burgut kanë shmangur vetëflijimin e të dënuarit, ndërsa mjekja e burgut të Zaharisë i ka dhënë ndihmën e parë 34-vjeçarit, i cili tashmë është rrezikut për jetën.

Dy grabitjet me armë në Tiranë, dy persona mbeten të plagosur.

Postuar në 28 Shkurt, 2014 09:43

Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Tiranë nga dy grabitjet që kanë ndodhur në kryeqytet.Policia ka thënë se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë më forcë brenda godinës duke grabitur paratë e xhiros ditore. Nga grabitja ka mbetur i plagosur roja i godinës dhe financieri, të cilët janë goditur me mjete të forta nga grabitësit.Vetëm pak minuta më parë një tjetër grabitje ndodhi në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet, ku objekt i grabitjes ishte një pikë karburanti.Tre persona të maskuar kanë marrë nga karburanti paratë e xhiros ditore, të cilat kapnin shifrën e 70 mijë lekëv

Tiranë, grabitet me dhunë një pikë konçesionare mjetesh.

Postuar në 28 Shkurt, 2014 07:42

Një kompani konçensionare automjetesh në Qafë Kashar është grabitur sot rreth orës 14:00 të ditës së sotme nga persona ende të paidentifikuar. 

Grabitësit kanë përdorur dhunë dhe mjete të forta për të marrë xhiron ditore të pikës konçensionare. Grabitja është kryer nga dy persona të cilët dyshohet se janë kamufluar me uniformë policie.

Grabitësit kanë goditur me mjete të forta rojën dhe më pas janë larguar me një motor. Mendohet se grabitësit janë larguar në zonën e Vorës. Personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë ndihmë mjekësore.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara