Burrel, shpërthim eksplozivi në makinën e punonjësit të SHISH.

Një tjetër shpërthim eksplozivi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Burrelit. Policia ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 një tjetër automjet ka shpërthyer si pasojë e hedhjes së një kapsolle minierash.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Partizani” në Burrel, ndërsa mësohet se mjeti që ka shpërthyer është në pronësi të punonjësit të SHISH-it, Lumturi Sula.
Policia ka thënë se në momentin e shpërthimit makina ka qenë e parkuar në anë të rrugës. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar, ndërsa shpërthimi shkaktoi panik tek banorët e zonës.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Add new comment