Dy grabitjet me armë në Tiranë, dy persona mbeten të plagosur.

Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Tiranë nga dy grabitjet që kanë ndodhur në kryeqytet.Policia ka thënë se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë më forcë brenda godinës duke grabitur paratë e xhiros ditore. Nga grabitja ka mbetur i plagosur roja i godinës dhe financieri, të cilët janë goditur me mjete të forta nga grabitësit.Vetëm pak minuta më parë një tjetër grabitje ndodhi në rrugën “Siri Kodra” në kryeqytet, ku objekt i grabitjes ishte një pikë karburanti.Tre persona të maskuar kanë marrë nga karburanti paratë e xhiros ditore, të cilat kapnin shifrën e 70 mijë lekëve të reja, ndërsa punonjësin e karburantit me inicialet E.GJ. e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë plagosur.
Add new comment