Tiranë, makina përplaset me shtyllën, plagoset polici.

Një tjetër aksident është shënuar gjatë orëve të para të ditës së sotme në kryeqytet, Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë në anë të rrugës.
Si pasojë e aksidentit njofto0het se ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi, shtetasi E.D, i cili është punonjës policie.
Ngjarja ka ndodhur pranë Laprakës. i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës.
Shkaqet e aksidentit janë të paqarta, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhen e plotë të tij.
Add new comment