Tiranë, grabitet me dhunë një pikë konçesionare mjetesh.

Postuar në 28 Shkurt, 2014 07:42

Një kompani konçensionare automjetesh në Qafë Kashar është grabitur sot rreth orës 14:00 të ditës së sotme nga persona ende të paidentifikuar. 

Grabitësit kanë përdorur dhunë dhe mjete të forta për të marrë xhiron ditore të pikës konçensionare. Grabitja është kryer nga dy persona të cilët dyshohet se janë kamufluar me uniformë policie.

Grabitësit kanë goditur me mjete të forta rojën dhe më pas janë larguar me një motor. Mendohet se grabitësit janë larguar në zonën e Vorës. Personi i lënduar është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.