Itali, sekuestrohen 2 ton marijuanë në një skaf që vinte nga Shqipëria.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar rreth dy ton lëndë narkotike të llojit marijuanë, në një skaf 10 metra të gjatë që mendohet se ishte nisur nga Shqipëria.
Sipas mediave italiane, sasia e drogës së sekuestruar nga Guardia di Finanza në Rimini, vinte nga Shqipëria dhe kishte destinacion tregun e shtetit fqinj. Policia arrestoi në flagrancë katër persona, mes të cilëve shtetas 3 shqiptarë dhe 1 rumun, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Hetimet e zhvilluara në kuadër të operacionit “100 për qind”, të nisur që prej muajit shtator të vitit të kaluar, çuan policinë italiane në gjurmët e grupit të trafikut të drogës.
Add new comment