Elbasan, 25-vjeçarja tërheq mijëra euro në bankë, policia heton burimin.

Një 25-vjeçare me inicialet A.K, banuese në lagjen “11 Nëntori” të qytetit të Elbasanit, në harkun kohor të një viti, ka tërhequr nga një bankë e nivelit të dytë një sasi jashtëzakonisht të madhe parash, e cila ka çuditur edhe punonjësit e këtij filiali, pasi në kushtet e krizës askush nuk kishte mundur të tërhiqte dot shuma të tilla vitin e kaluar.
Sipas policisë, kjo shtetase është bërë kliente e bankës nr.1 vetëm pak kohë më parë dhe nga veprimet e kryera gjatë periudhës dhjetor 2012 dhjetor 2013 ka përfituar 13 çeqe në vlerë totale 221.857 euro. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Ndërkohë dje ka filluar procedimi penale edhe për 38-vjeçaren Z.Gj banuese në lagjen “Skëndërbej”, e cila ka nënshkruar dy kontrata noteriale sipas të cilave ka blerë nga shtetasi A.D në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan, dy apartamente me vlerë 20.740 euro dhe 36.260 euro ku mënyra e pagesës është bërë jashtë zyrës noteriale dhe deklarimi i të ardhurave është deklaruar hua.
Add new comment