Arkiv-Lajme të përditësuara
Kërkohej për vrasje, arrestohet 31-vjeçari.
Një 31-vjecar i shpallur në kërkim për vrasje është arrestuar ditën e sotme nga policia e Korçës. Jani Metko banues në Selenicë të Vlorës u arrestua pasi akuzohet për vrasjen e I.P në repartin e Drenovës me armën e shërbimit.
Ngjarja ka ndodhur më 18 prill 2013 në repartin e Drenovës. Gjykata e Korçës e ka dënuar 31-vjeçarin me 21 vite burg për vrasje .
Viktima e parë nga gripi AH1N1, vdes 30-vjecarja shtatzënë në Tiranë.
Regjistrohet në Shqipëri viktima e parë e gripit të derrit për këtë vit.
Elbasan, nënë e bir arrestohen për shfrytëzim prostitucioni.
Policia e Elbasanit njoftoi sot se ka arrestuar tre persona, të cilët akuzohen për shfrytëzim prostitucioni në këtë qytet. Në pranga ka rënë nënë dhe bir, gjithashtu dhe një femër tjetër. Policia ka bërë të ditur se të arrestuarit janë identifikuar si: Dritan Alterziu, Drilona S. Dhe Fatmira A.Nga hetimet e deritanishme, personat e arrestuar shfrytëzon lokalin për ushtrim prostitucioni.Ata rekrutonin vazhdimisht vajza të reja, të cilave u gjenin dhe klientë që paguanin për seks.
Dëborë në Qafën e Llogorasë, ndër të rrallat e këtij dimri.
Dëbora që ra gjatë natës, duke u gdhirë e premte, ka mbuluar një pjesë të mjedisit pyjor në Qafën e Llogorasë, rreth 35 km në jug të qytetit të Vlorës.
Gjatë këtij dimri, dëbora është shfaqur shumë rrallë në këtë Qafë, me lartësi maksimale 1050 metra mbi nivelin e detit.
Prandaj dhe reshjet e sotme vlerësohen si një ngjarje po aq e rrallë.
Protesta e drejtuesve të furgonave, policia: Të respektohen vendet e parkimit.
Policia e Tiranës ka deklaruar se ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së lajmëruar të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe sindikatës së drejtuesve të furgonave.
Sipas një njoftimi zyrtar, policia e Tiranës bën me dije se “Bazuar në shkresën e ardhur nga Bashkimi i Sindikata të Pavarura, Policia e Tiranës ka patur kontakte në vazhdimësi me drejtues të sindikatës, duke u garantuar zhvillimin normal të protestës.
Arrestohen 7 vajza shqiptare në një klub nate në Zvicër.
Shtatë vajza shqiptare janë vënë në pranga nga policia zvicerane në një klub nate në Lenzburg të kantonit Aargau në Zvicër.
Vajzat shqiptare punonin si kërcimtare në një lokal nate, “Club Night” dhe kishin si detyrë të prisnin të ftuarit, që hynin aty për të konsumuar alkool, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.
Rreh barbarisht gruan, pranga shqiptarit në Itali.
Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar në Diano San Pietro pasi ai akuzohet se ka dhunuar gruan e tij në mënyrë të rëndë.
Policia ka pohuar se një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar pas ndërhyrjes së forcave të rendit mëngjesin e sotëm, pas njoftimit se ai kishte dhunuar gruan duke e goditur në fytyrë.
Kakavijë, policia greke gjobit shoferët shqiptarë me nga 800 euro.
Rreth dhjetë autobusë shqiptare u bllokuan për disa orë, paraditen e të enjtes në Kakavijë. Policia greke pretendon se, autobusët kishin shkelur rregullat për destinacionin, që parashikohen në një vendimtë ministrisë vendase të transportit mbi lëvizjen e automjeteve të transportit nga Shqipëria.
Sipas këtij vendimi, nuk lejohet marrja e pasagjerëve në stacionet e ndërmjetme mes dy kryeqyteteve, Tiranë dhe Athinë.
Eksploziv makinës në oborrin e bashkisë, një i vdekur në Vorë.
Një tjetër person është sulmuar ditën e sotme me eksploziv dhe ka gjetur vdekjen. B.Xhabafti eshte viktima e radhes nga aktet terroristi me shperthim tritoli.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur pak minuta më parë në oborrin e bashkisë së Vorës.
Policia njofton se një makinë ka shpërthyer aty dhe për pasojë, një shtetas ka mbetur i vdekur në vend. Viktima eshte identifikuar me inicialet B.Xhabafti.
Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forca të policisë që kanë nisur hetimet për krimin.
Mat, kapen 2 persona me arsenal armësh e lëndë plasëse.
Policia e Matit ka arrestuar 2 persona pasi u janë gjetur në banesë, arsenal armësh e lëndë plasëse dhe lëndë narkotike.
Gentian Kerçiku 25 vjeç dhe Arian Dalipi nga fshati Fshat i Matit, janë të pandehurit të cilët u vunë në pranga pas një operacioni të policisë.