Kakavijë, policia greke gjobit shoferët shqiptarë me nga 800 euro.

Postuar në 27 Shkurt, 2014 14:34

Rreth dhjetë autobusë shqiptare u bllokuan për disa orë, paraditen e të enjtes në Kakavijë. Policia greke pretendon se, autobusët kishin shkelur rregullat për destinacionin, që parashikohen në një vendimtë ministrisë vendase të transportit mbi lëvizjen e automjeteve të transportit nga Shqipëria.
Sipas këtij vendimi, nuk lejohet marrja e pasagjerëve në stacionet e ndërmjetme mes dy kryeqyteteve, Tiranë dhe Athinë.
Drejtuesit e mjeteve janë gjobitur me nga 800 euro, ndërkohë që fillimisht janë urdhëruar të kthehen mbrapsht, ndersa pasagjerët të vazhdonin udhëtimin me mjetet e kompanive lokale greke.
Vetëm pas negociatave te drejtuesve te policisë kufitare shqiptare të Kakavijës me homologët grekë, autobuset u lejuan të shkonin ne destinacion. Problemet për autobuset shqiptarë në kufirin grek, kanë filluar që prej dy vjetësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.