Arkiv-Lajme të përditësuara
Nishani publikon kandidatët për vendet vakante në Gjykatën e Lartë.
Në përfundim të afatit për shqyrtimin e dokumentacionit të çdo konkurruesi për anëtar të Gjykatës së Lartë, Presidenti i Republikës,SH.T.Z. Bujar Nishani, në zbatim të ligjit nr. 151/2013 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”, shpall kandidatët të cilët plotësojnë kushtet ligjore të përcaktuara në ligjin e lartpërmendur.
Bashkia, 10 mln euro për rikualifikimin urban të njësisë nr,4 dhe 8.
TIRANE-Një sipërfaqe prej 88 ha në njësinë bashkiake nr.4 dhe 8 që shtrihet në kufi me lumin e Tiranës do t’i nënshtrohet një rikualifikimi urban, falë bashkëpunimit të Bashkisë Tiranë dhe Komisionit Europian. Ky investim i shpallur si prioritet nga kryebashkiaku Basha që në nisje të mandatit të tij në krye të Bashkisë, do të kryhet në një prej zonave të reja të qytetit të Tiranës në të cilën nuk është ndërhyrë asnjëherë deri më sot dhe ku gjendja e rrugëve është ajo natyrale.
Balla: Berisha është Janukoviçi i Shqipërisë.
Deputeti socialist Taulant Balla komentoi mbi ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe qëndrimet e tija të fundit në raport me zhvillimet në Ukrainë. “Dëgjova nga mediat se ish-Kryeministri i Shqipërisë i kish dërguar një letër urimi lideres së opozitës ukrahinase Julia Timoshenko. Dy gjëra duhet t’ia themi qartë sot. E para, Timoshenkos nuk mund t’i çojë një letër urimi një njeri si Sali Berisha, i cili ka vrarë protestues njëlloj si diktatori Janukoviç në Ukrainë.
Epidemi gripi në vend, ISHP: Qarkullojnë 2 viruse, duhen masa.
Në Shqipëri paraqitet një situatë e rënduar gripale. Në vend po qarkullojnë 2 viruse të rezikshëm të favorizuar edhe nga luhatjet e menjëhershme të temperaturës.
Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, në mbledhjen me grupin e punës tha se brenda javës shënohen 16.000 raste, ku 111 janë në gjendje të rënduar dhe 3.6% e tyre i atribuohen gripit.
Bino tha gjithashtu se për fat të mirë nuk kemi humbje jete dhe nuk jemi në alarm për të mbyllur kopshte e shkolla, por me shqetësim evidentoi se vaksina antigrip ka përdorim më të ulët se vitet e kaluara.
U përplas nga makina, vdes 10 vjeçarja në Tiranë.
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumave në Tiranë vajza 10 vjeçare që u aksidentua nga një automjet në Laprakë ditën e dielë. Nga të dhënat e para mësohet se 10-vjeçarja G. Z. ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra ndërsa i ati Spartak Zaimi, 40 vjeç ndodhet i plagosur në spital.
Ngjarja në fjalë ndodhi pasditen e së dielës në rrugën “Vangjush noti” ndërsa një automjet tip “Benz” me targa AA958 CX që drejtohej nga 23 vjeçari E.Hani goditi babain dhe vajzën.
“Harrojnë” 21 Janarin, Grupi i PD mban 1 minutë heshtje për viktimat e Ukrainës.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka mbajtur ditën e sotme një minutë heshtje në nderim të viktimave të protestave anti qeveritare në Ukrainë. Heshtja është kryer në prag të mbledhjes në të cilën mbajti një fjalim përpara mediave kreu i selisë blu Lulzim Basha. Nderimi për viktimat e Ukrainës ka shkaktuar jo pak reagime në rrjetet sociale për shkak se drejtuesit e Partisë Demokratike në mazhorancë, nuk mbajtën heshtje për katër protestuesit e vrarë më 21 Janar nga efektivët e Gardë së Republikës përpara selisë së Kryeministrisë.
Rama në tryezën e BERZH-it: Do bëjmë reformë fiskale.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë në tryezën e organizuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Tema kryesore e këtij takimi ishte investimi në Ballkanin Perëndimor. Rama deklaroi se se qeveria shqiptare do të bëjë gjithçka për të përmbushur të gjitha kriteret që kërkohen për integrimin. Sipas tij, në Shqipëri do të kryhet një reformë e thellë fiskale ndërsa shtoi se e njëjta gjë do të kryhet edhe me financat publike. Ai shtoi se zhvillimi i infrastrukturës do të jetë një nga prioritetet e qeverisë shqiptare për ta sjellë atë në standartet europiane.
KLD shqyrton kërkesën e Ina Ramës për gjyqtare në Apel.
Kërkesa e ish-Kryeprokurores Ina Rama për kthimin në postin e gjyqtares së Apelit në Tiranë do të merret në shqyrtim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Kërkesa ishtedepozituar në KLD muaj më parë ku Ina Rama kërkonte që të emërohej si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë, post të cilin e ka mbajtur para se të emërohej Prokurore e Përgjithshme. Mbledhja e sotme do të zhvillohet me dyer të mbyllura ndërsa në rend dite janë 12 pika.
Vrasja e dyfishtë për drogën në Durrës, autori del para gjykatës.
Autori i vrasjes së dyfishtë të dy personave dhe djegies së tyre në makinë për çështje droge do të dalë sot para gjykatës së Durrësit.
Togat e zeza do të japin sot masën e sigurisë për Odise Verbofshin, të dyshuarin kryesor si autor i vrasjes makabër të ndodhur në Shkozet të Durrësit.
I dyshuari 32-vjeçari u ndalua dy ditë më parë nga policia e Korçës, gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt shtetit grek.
Prangosen në Durrës autorët e 15 vjedhjeve.
Struktura për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës finalizoi një plan-operacioni, koduar "Trekëndëshi”, me objekt vjedhjen e pasurisë. Në kuadër të këtij operacioni u realizua zbardhja e dokumentimi me prova ligjore i një numri të rëndësishëm vjedhjesh të ndodhura në qytetin tonë nga një grup të rinjsh, me eksperiencë e njohuri te posaçme veçanërisht në vjedhjen e lokaleve të tregëtisë nëpërmjet hapjes së qepenave të tyre si dhe vjedhjes së motoçikletave nëpërmjet një mekanizmi të prerjes së kabujve elektrikë të tyre; vjedhje këto të realizuara në harkun kohor Nëntor 2013-Sh