Prangosen në Durrës autorët e 15 vjedhjeve.

Postuar në 24 Shkurt, 2014 03:21

Struktura për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës finalizoi një plan-operacioni, koduar "Trekëndëshi”, me objekt vjedhjen e pasurisë. Në kuadër të këtij operacioni u realizua zbardhja e dokumentimi me prova ligjore i një numri të rëndësishëm vjedhjesh të ndodhura në qytetin tonë nga një grup të rinjsh, me eksperiencë e njohuri te posaçme veçanërisht në vjedhjen e lokaleve të tregëtisë nëpërmjet hapjes së qepenave të tyre si dhe vjedhjes së motoçikletave nëpërmjet një mekanizmi të prerjes së kabujve elektrikë të tyre; vjedhje këto të realizuara në harkun kohor Nëntor  2013-Shkurt 2014.
Ndaj shtetasve në fjalë u mor masa e ndalimit  më datë 23.02.2014:
1.      Thanas Paloka, 18 vjeç, banues ne Puke,  i dënuar me parë për vjedhje.
2.      Edmir Cumraku, 21 vjeç, banues në lagjen 16/1 Durrës.
3.      Martin Vocrri, 19 vjeç, banues në Kombinat Tiranë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.