U përplas nga makina, vdes 10 vjeçarja në Tiranë.

Postuar në 24 Shkurt, 2014 07:24

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumave në Tiranë vajza 10 vjeçare që u aksidentua nga një automjet në Laprakë ditën e dielë. Nga të dhënat e para mësohet se 10-vjeçarja G. Z. ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra ndërsa i ati Spartak Zaimi, 40 vjeç ndodhet i plagosur në spital.

Ngjarja në fjalë ndodhi pasditen e së dielës në rrugën “Vangjush noti” ndërsa një automjet tip “Benz” me targa AA958 CX që drejtohej nga 23 vjeçari E.Hani goditi babain dhe vajzën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.