Epidemi gripi në vend, ISHP: Qarkullojnë 2 viruse, duhen masa.

Postuar në 24 Shkurt, 2014 11:39

Në Shqipëri paraqitet një situatë e rënduar gripale. Në vend po qarkullojnë 2 viruse të rezikshëm të favorizuar edhe nga luhatjet e menjëhershme të temperaturës.

Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, në mbledhjen me grupin e punës tha se brenda javës shënohen 16.000 raste, ku 111 janë në gjendje të rënduar dhe 3.6% e tyre i atribuohen gripit.

Bino tha gjithashtu se për fat të mirë nuk kemi humbje jete dhe nuk jemi në alarm për të mbyllur kopshte e shkolla, por me shqetësim evidentoi se vaksina antigrip ka përdorim më të ulët se vitet e kaluara.

Bino rekomandon qytetarët të mos ketë asnjë neglizhencë. Më me shqetësim shihen kategoritë, të cilët kanë imunitet më të dobët, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit por dhe të sëmurët kronikë e diabetikë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.