Arkiv-Lajme të përditësuara

Bie nga kati i tetë, vdes 15-vjeçarja në Durrës.

Postuar në 25 Shkurt, 2014 12:14

Një vajzë 15 vjecare humbi jetën pasditen e sotme në Durrës. Viktima ka rënë nga kati i tetë i një pallati në lagjen nr.16.
Policia thotë se ka nisur hetimet për ngjarjen ndërsa viktima nuk është identifikuar ende.

Shkodër, babai i akuzuar për incest: Vajzat sajuan akuzat për ngacmim.

Postuar në 25 Shkurt, 2014 11:13

Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër caktoi sot masën e sigurisë arrest me burg ndaj 62-vjeçarit Tom Bregu, i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzen e tij 14 vjeçe me inicalet M. B.

Tiranë, mjeti i policisë rrugore përplas motorin, një i plagosur.

Postuar në 25 Shkurt, 2014 09:32

Një mjet i policisë rrugore është përfshirë në aksident në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “5 Maji”, në orën 14:30, ndërsa mësohet se një person ka mbetur i plagosur.

Sipas burimeve të policisë, mjeti i policisë rrugore ka përplasur një motor, ndërsa i plagosur ka mbetur pikërisht drejtuesi i tij. Targa e motorit të aksidentuar 4B22.

Nga hetimet e policisë rezultoi se motori ka kaluar rrugën kur semafori ishte me të kuq. Të njëjtën gjë deklarojnë edhe dëshmitarët në vendngjarje.

Akuzohet nga e bija për përdhunim, 52-vjeçari: Sajesë, vajza më ka vjedhur paratë.

Postuar në 25 Shkurt, 2014 09:31

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg”, ndaj 52-vjeçarit Tom Bregu, i cili akuzohet nga vajza e tij e mitur për abuzim seksual. 52-vjeçari ka mohuar akuzat përpara trupit gjykues, duke bërë përgjegjëse dy vajzat e tij më të mëdha, për atë që e cilësoi, si ngjarje të sajuar.

I pandehuri pretendon se vajza 14-vjeçare i ka vjedhur në banesë një shumë prej 1 milionë lekësh. “Gjithçka është e sajuar nga dy vajzat e martuara, nuk kam pasur asnjë kontakt me vajzën. Ajo ka pasur marrëdhënie intime me një djalë të madh”,- u shpreh 52-vjeçari.

Shkodër, 32-vjecarja vetëhelmohet me fostoksinë

Postuar në 25 Shkurt, 2014 07:33

Një 32-vjecare është vetëhelmuar dhe ka gjetur vdekjen në Shkodër ndërsa policía ka thënë se ajo nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndihmësshëndetësore.
sipas burimeve zyrtarem ne datën 24. 02. 2014, është dërguar nga familjarët, në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasja A. N., vjeç 32, banuese ne Gruemirë. Policia ka thënë se nga kryerja e veprimeve rezultoi se kjo shtetase është vetëhelmuar me fotoksinë.

Kamëz, 50-vjecari kapet me kallëpe tritoli në xhepa.

Postuar në 25 Shkurt, 2014 07:30

Kapet me një sasi eksplozivi një 50-vjeçar në zonën e Kamzës. Policia bën të ditur se 50-vjeçari Gëzim Allushi është arrestuar sapo ka zbritur nga një furgon, që ishte nisur nga Burreli në drejtim të kryeqytetit.
Njoftohet se 50-vjeçari e kishte fshehur tritolin në xhepat e xhupit dhe në pantallona.

Forcat e policisë të komisariatit të Kamzës nuk japin detaje të tjera rreth ngjarjes, ndërsa po hetojnë për të zbuluar origjinën dhe destinacionin përfundimtar të lëndës eksplozive.

Kavajë, kapet i dënuari me 3 vjet burg për përdhunim.

Postuar në 25 Shkurt, 2014 05:25

Policia e Kavajës njoftoi sot se ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për përdhunim.
Sipas burimeve nga policia bëHet e ditur se rreth orës 21:30 minuta të mbrëmjes së djeshme është arrestuar 35-vjeçari Remzi Elezi.
Burimet zyrtare kane thënë se 35-vjeçari, ishte dënuar me 3 vjet burg për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Tiranë, zjarr në shkollën 9-vjeçare “Konferenca e Pezës”.

Postuar në 25 Shkurt, 2014 05:24

Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotëm katin e tretë të shkollës 9-vjeçare “Konferenca e Pezës” në Tiranë.

Menjëherë janë evakuuar nxënësit dhe mësuesit ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrëfikëse.

Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në shkollë ndërkohë që zjarrëfikëset po bëjnë të mundur lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Rishikimi i qëndrimit ndaj Parlamentit, Basha takon krerët e opozitës.

Postuar në 25 Shkurt, 2014 05:22

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur pak minuta më parë kryetarët e partive të opozitës me të cilët po diskuton mbi qëndrimet e fundit politike tëopozitës. Një ditë më parë, Basha njoftoi se do të ketë një rishikim të qëndrimit që do të mbahet ndaj parlamentit. Shkak për këtë është votimi në Kuvend i lirimit nga detyrë të kryeinspektores së Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Zana Xhuka çka sipas demokratëve përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Ja si u vranë e u dogjën dy shpërndarësit për tregtinë e drogës në Durrës.

Postuar në 24 Shkurt, 2014 16:32

Prokuroria e Durrësit ka zbardhur në detaje gjithë skenën e vrasjes së dy të rinjve nga Kruja për pazaret e drogës në Durrës. Ditën e sotme, në gjykatën e qytetit bregdetar u zhvillua seanca për masën e sigurisë ndaj të dyshuarit si autor i krimit.
Prokuroria deklaroi në seancë se nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se:
Më datë 20.02.2014 rreth orës 22.10 se në vendin e quajtur lagja nr.14/1 Kënetë, Durrës janë gjetur të vrarëe dhe të djegur në një automjet tip Mercedes Benz 270, dy persona ende të pa identifikuar.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme të përditësuara