Rishikimi i qëndrimit ndaj Parlamentit, Basha takon krerët e opozitës.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur pak minuta më parë kryetarët e partive të opozitës me të cilët po diskuton mbi qëndrimet e fundit politike tëopozitës. Një ditë më parë, Basha njoftoi se do të ketë një rishikim të qëndrimit që do të mbahet ndaj parlamentit. Shkak për këtë është votimi në Kuvend i lirimit nga detyrë të kryeinspektores së Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive Zana Xhuka çka sipas demokratëve përbën një shkelje të rëndë të Kushtetutës. Një veprim të tillë edhe Presidenti Bujar Nishani e cilësoi si uzurpim kompetencash dhe paralajmëroi ankimimin në Gjykatën Kushtetuese.
Add new comment