Shkodër, babai i akuzuar për incest: Vajzat sajuan akuzat për ngacmim.

Gjykata e rrethit gjyqësor Shkodër caktoi sot masën e sigurisë arrest me burg ndaj 62-vjeçarit Tom Bregu, i akuzuar se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzen e tij 14 vjeçe me inicalet M. B.
Tom Bregu ka mohuar të ketë lidhje me akuzën që është ngritur, duke thënë para gjykatës dhe prokurorisë se çdo gje është e trilluar nga vajzat e tij me të cilat kishte kontradikta që në vitin 2009 kur ka dalë nga burgu.
62-vjeçari është shprehur se prej një viti 14-vjeçarja ka pasur një lidhje me një djalë nga një fshat tjetër dhe sipas tij vajza i ka thënë që ka kryer marrëdhënie tek ish-stallat e fshatit si dhe i ka kërkuar të mos shkonte tek familja e djalit.
Tom Bregu ka deklaruar se vajza e cila e akuzon për dhunë seksuale është e manipuluar nga vajzat, të cilat disa vite më parë duke qënë studente në shkollë të lartë janë larguar pa dijeninë e tij, njëra në Itali dhe tjetra në Slloveni, për ç’ka edhe nuk i ka pranuar më në shtëpi.
I akuzuari ka deklaruar se ka pasur kontradikta edhe me familjen e gruas së tij me të cilët ka disa vite që nuk ka marrëdhënie. Prokuroi i çështjes Xhevahir Lita, ka kërkuar nga gjykata që të shpallë të ligjshëm arrestin e Tom Bregut.
Trupi gjykues i kryesuar nga gjykatësi Andri Ymeri, ka shpallur të ligjshëm masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Tom Bregu ndaj të cilit rëndojnë akuzat kryerje e marrdhënies seksuale me persona të familjes ( në lidhje gjaku) si dhe “per kryerje marredhenies seksuale me të mitur” nën moshen 14 - vjeçe.
Add new comment