Arrestohen 7 vajza shqiptare në një klub nate në Zvicër.

Shtatë vajza shqiptare janë vënë në pranga nga policia zvicerane në një klub nate në Lenzburg të kantonit Aargau në Zvicër.
Vajzat shqiptare punonin si kërcimtare në një lokal nate, “Club Night” dhe kishin si detyrë të prisnin të ftuarit, që hynin aty për të konsumuar alkool, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.
Policia e kantonit pas një sinjalizimi ka kontrolluar klubin e natës. Pasi derën e gjetën të mbyllur, policët kanë hyrë me forcë duke thyer dyert e barit, e duke gjetur papritur aty mbi dhjetë persona, kryesisht vajza të reja. Sipas policisë zvicerane, shtatë shqiptaret janë arrestuar, meqë qëndronin ilegalisht në Zvicër dhe nuk zotëronin autorizim pune. Policia ka shqiptuar masën e “arrestit të përkohshëm” për katër persona me qëllim hetimi dhe ka pohuar se “pritet ekstradimi i tyre drejt Tiranës”.
Add new comment