Mat, kapen 2 persona me arsenal armësh e lëndë plasëse.

Postuar në 27 Shkurt, 2014 08:52

Policia e Matit ka arrestuar 2 persona pasi u janë gjetur në banesë, arsenal armësh e lëndë plasëse dhe lëndë narkotike.

Gentian Kerçiku 25 vjeç dhe Arian Dalipi nga fshati Fshat i Matit, janë të pandehurit të cilët u vunë në pranga pas një operacioni të policisë.

Blutë e Matit sekuestruan në banesat e tyre: një automatik, lende eksplozive, kapsolla detonatore, municione, si dhe 10 kg lende narkotike kanabis sativa. Municionet dhe lënda narkotike mbahej e fshehur në një kënd të veçantë të shtëpisë, ndërkohë që asnjë prej familjarëve nuk ka qenë në brendësi të ekzistencës së tyre. Mësohet se të arrestuarit nuk figurojnë persona me precedentë penalë.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar prejardhjen e destinacionin e municioneve, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që dy të rinjtë të kenë vepruar brenda një rrjeti trafiku municionesh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.