Protesta e drejtuesve të furgonave, policia: Të respektohen vendet e parkimit.

Policia e Tiranës ka deklaruar se ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së lajmëruar të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dhe sindikatës së drejtuesve të furgonave.
Sipas një njoftimi zyrtar, policia e Tiranës bën me dije se “Bazuar në shkresën e ardhur nga Bashkimi i Sindikata të Pavarura, Policia e Tiranës ka patur kontakte në vazhdimësi me drejtues të sindikatës, duke u garantuar zhvillimin normal të protestës.
Po ashtu Drejtoria e Policisë së Tiranës ka marrë masa për zhvillimin normal të protestës, në drejtim të mbarëvatjes së saj dhe qarkullimit rrugor, duke mos cënuar zhvillimin normal të saj.
Nga kontaktet e vazhdueshme, janë përcaktuar vendet e parkimit për furgonat (8+1) dhe pjesëmarrësit në këtë protestë, ku vend parkimit duhet të kryhet: në afërsi të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” dhe Fusha e Zezë në qytetin “Studenti Tiranë”.
Add new comment