Sherr për radhën e furgonave, ekzekutohen 2 vëllezër në Laç.

Dy vëllezër janë ekzekutuar me armë zjarri, mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Laçit.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 08:30 pranë stacionit të furgonëve në qendër të qytetit, ku dy vëllezërit Genc dhe Preng Cara, janë ekzekutuar me armë zjarri nga një person.
Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët, të cilët janë përpjekur t’i shmangen breshërisë së plumbave. Por për fat të keq, një plumb ka prekur një kalimtar duke e plagosur rëndë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të krimit.
Sipas hetimeve paraprake, autori i ngjarjes dyshohet të jetë shtetasi Altin Piroli nga Mamurrasi, i cili është shpallur në kërkim.
Add new comment