Durrës, tre adoleshentë arrestohen për plagosjen e katër gjimnazistëve.

Policia e Durrësit ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona të dyshuar për plagosjen e katër gjimnazistëve që u qëlluan me thika paraditen e sotme në këtë qytet.
Burimet zyrtare thanë se sot me daten 03.03.2014, ora 14.00, u be arrestimi ne flagrance i shtetaseve : 1-H.D., 15 vjec, banues ne Durres, nxenes në Shkollen e Mesme Sportive “Benardina Qerraxhia” Durres.
2-Isnaldo Domi, 18 vjec, banues ne Durres, nxënës në të njëjten shkolle.
3-Dh.K., 17 vjec, banues ne Durres, i denuar nje here më parë per plagosje te lehte.
Sipas policisë, arrestimi i tyre u be per arsye se dyshohen se me 03.03.2014, rreth ores 09.20, ne vendin e quajtur lagja nr.18 Durres dhe pikerisht perballë shkolles “Leonik Tomeo”, pas nje konflikti per motive te dobeta, ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane plagosur rende me mjete te forta shpuese shtetasin:
1-D.D., 16 vjec, banues ne fshatin Sallmone Shijak, nxenes ne shkollen “Beqir Çela” ne Shkozet.
Po keshtu janë plagosur lehte shtetasit:
1-A.N., 21 vjec, banues ne Xhafzotaj.
2-Sh.R., 20 vjec, banues ne Durres.
3-N.M., 19 vjec, banues ne Durres.
Të pranishmit në vendin e ngjarjes i kanë dhene ndihmën e pare shtetasit D.D., duke e dërguar në Spitalin Rajonal Durres, ku i eshte nënshtruar nje nderhyrje kirugjikale dhe aktulisht ndodhet ne Repartin e Reanimacionit te Spitalit te Durresit jashte rrezikut per jeten.
Policia tha se grupi Hetimor ka vijuar veprimet e para ne vendngjarje, nderkohë që sherbime të Komisariatit të Policisë së Durrësit, strukturës për Krimet e Renda, etj. kanë kryer shoqërimin në Polici të 7 shtetasve dhe në vijim të hetimit të ndërmarë kanë zbardhur rrethanat e kesaj ngjarje, duke i kërkuar organit të akuzës të vërë para përgjegjësisë penale tre shtetasit e arrestuar.
Në cilesinë e proves materiale u sekustruan 2 thika me te cilat është kryer vepra penale si dhe një motociklete.
Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqsor Durres per veprat penale “Plagosjes e rende ne bashkepunim”, “Mbajtje pa leje e armeve te ftohta” dhe “Drejtim automjeti pa deshmi” (ne ngarkim te shtetasit Dh.K.).
Add new comment