Tiranë, u aksidentua bashkë me djalin, babai vdes në spital.

Postuar në 27 Shkurt, 2014 04:03

Ndërron jetë në spital 46-vjeçari B.B i cili bashkë me djalin e tij 11-vjeçar u përplasën nga një automjet mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 19:21 të mbrëmjes së te merkures  në zonën e njohur si rruga e re në Sauk.

Sipas policisë një automjet tip “Benz” me targë EL9965B ka përplasur babë e bir teksa këta të fundit ishin duke kaluar rrugën.
Policia bën me dije se 11-vjeçari me iniciale B.B ndodhet në gjendje të rëndë. Forcat e policisë së kryeqytetit shkuan menjëherë në vendin ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ndërkohë që të plagosurit u derguan ne spital.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.