Autori i masakrës në Durrës: I vrava shokët për çmimin e drogës.

Autori i vrasjes së dyfishtë në Durrës, Odise Verboshi do t’ua shiste shokëve me 300 euro kg e mariuanes, por këmbengulja e tyre për 270 euro kilogramin, u kushtoi jetën.
Vrasësi i dyfishtë dëshmon se ishte i kërcënuar pas debatit për çmimin e bimës narkotike, ndaj vendosi t’i ekzekutojë dy shokët nga Fushe Kruja, Shaban Babasin dhe Alberet Kasallen.
32 vjeçari Odise Verbofshi i njohur edhe si elektroaut i zoti ne Shkozet, kishte pak muaj i përfshire në tregtinë e drogës, të cilën nje tjetër grup ia afronte pa para në dorë.
Të enjten ai largoi gruan dhe djalin dhe në banesë priti shokët për të bërë pazar. Tensionimi i situatës shtyu atë të qëllonte me pistoletë Kasallen nga pas kokës dhe Babasin përballë.
Ekzekutimi ndodhi mesditen e së enjtes dhe Verbofshi qëndroi me dy trupat e pajetë për afro tetë orë derisa vendosi djegien e tyre brenda në makinë në zonën e ish kenetës. Ai u arrestua 72 orë pas ngjarjës në rrethinat e Korçës. Policia nuk ka gjetur ende armën e krimit, pasi autori nuk mban mend ku e ka hedhur.
Add new comment