Elbasan, aksident rrugor, shkak përplasja e dy mjeteve.

Një aksident automobolisitik është shënuar pak më parë, në aksin rrugor Elbasan- Tiranë, në afërsi të tunelit, pas përplasjes së dy automjeteve me njëri tjetrin.
Nga të dhënat paraprake mendohet se pasojat e aksidentit janë vetëm dëme materiale, duke mos përjashtuar edhe ato të plagosjes së dy personave që udhëtonin me automjetet e përfshira në këtë aksident.
Referuar Policisë, dy të aksidentuarit ndodhen në spitalin rajonal të Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.
Për detajet e tjera pritet një prononcim zyrtar i Policisë së qarkut të Elbasanit, si dhe ekspertiza e grupit hetimor në vendngjarje
Add new comment