Sarandë, bllokohen 264 kg drogë në Qafë-Botë.

Postuar në 21 Shkurt, 2014 02:44

Rreth 264 kilogramë marijuanë janë sekuestruar gjatë orëve të vona të ditës së enjte në kufirin shqiptaro-grek, pranë Qafë-Botës. Droga është sekuestruar në anën greke të kufirit.

Policia e greke, pas kontrolleve në një furgon në Filat, pranë Igumenicës, ka gjetur një sasi të konsiderueshme marijuanë, rreth 264 kilogram, të ndarë në 249 pako dhe ka arrestuar drejtuesin e mjetit, një 48 vjeçar.

Furgoni ku u gjend droga ishte vjedhur dhjetorin e kaluar, aktualisht ishte me targa false.

Policia po vazhdon hetimet e mëtejshme për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.