Konflikti për pronën, 68 vjeçari godet me gërshërë në qafë kushëririn.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 14:26

Dy kushërinj në Mirditë janë përplasur sot pasdite fizikisht me njëri-tjetrin dhe shkak duket se ka qenë pronësia.

Burime nga policia bëjnë me dije se se ngjarja ka ndodhur në fshatin Perlat, ku 68-vjeçari Gjet Duka është goditur me gërshërë në qafë nga kushëriri i tij Gjergji Duka, 65-vjeç.

Duket se konflikti ka degjeneruar dhe dy kushërinjtë kanë goditur  njëri-tjetrin edhe me armë të ftohta.

Mësohet se 68-vjeçari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal në gjendje kritike për jetën, ndërsa pritet të niset drejt Tiranës për të marrë mjekim më të specializuar.

Ndërkohë policia ka shoqëruar në komisariat autorin e plagosjes, Gjergji Duka, ndërsa po punon për të zbardhur ngjarjen e rëndë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.