Në protestën e opozitës dhe djali i ish presidentit Rexhep Mejdani.

Protesta e Partisë Demokratike nuk ka kaluar pa surpriza, në radhët e qytetarëve të cilët demostruan pakënaqësite për qeverinë, ishte dhe djali i një prej figurave historike në të majtën shqiptare, ish-presidentit Rexhep Mejdani.
Një foto, evidenton praninë e Denion Mejdanit në radhët e protestës, ndërsa i kontaktuar nga Ora Neës, ai thekson se kjo pjesmarrje është shprehje e solidaritetit në përkujtimin e rrëzimit të komunizmit, por në të njëjtën kohë dhe protestë për veprimet tendencioze, arrogante e anti ligjore të segmenteve të caktuara të kësaj qeverisje, të cilat sipas tij po pengojnë integrimin e vendit.
Denion Mejdani, ka mbajtur post drejtues në Adminsitratën Shtetërore, gjatë qeverisjes Berisha, teksa muajt e fundit u bë mjaft mediatik falë përplasjeve me Drejtoreshën e Doganave, çka solli dhe shkarkimin e tij nga puna.
Add new comment