Peshkopi, makina del nga rruga, plagosen rëndë dy persona.

Dy persona janë plagosur rëndë pasditen e sotme në Peshkopi, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga. Ngjarja ka ndodhur në komunën Merlan, në fshatin Grevë të Peshkopisë, ku automjeti ka dalë jashtë rrugës e më pas ka shpërthyer në flakë.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se të plagosur kanë mbetur Gentian Mehmeti 29 vjeç dhe Hektor Dema. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Peshkopisë ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa 29-vjeçari Mehmeti është transportuar në spitalin ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e tij është më e rëndë.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Add new comment