Mbyllet pas 45 minutash protesta e PD, shpërndahen pjesëmarrësit.

Postuar në 20 Shkurt, 2014 08:35

Mbyllet pas më shumë se 45 minutash protesta e Partisë Demokratike e zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Protesta e opozitës është zhvilluar e qetë në formën e një marshimi ku kanë marrë pjesë përkrahës të PD-së që kanë mbërritur në kryeqytet nga të gjitha anët e vendit.

Pikërisht përbara selisë së Kryeministrisë, pjesëmarrësit në protestë kanë ndalur për të zhvilluar një tubim të shkurtër. Tubimi është shoqëruar me dy fjalë hapëse të mbajtur nga dy të rinj dhe më pas e ka marrë fjalën kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha.

Kreu i PD-së ka akuzuar  qeevrinë se nuk ka mbajtur premtimet e dhëna në fushatën elektorale për zgjedhjet e 23 qershorit 2013. Basha deklaroi se ky është mitingu më i madh që është zhvilluar në historinë pluraliste të Shqipërisë dhe i bëri thirrje qeverisë të reflektojë nga ky mobilizim I opozitës shqiptare.

Pas fjalës së Bashës, mitingu ka vijuar me shpërndarjen e qytetarëve duke u nisur nga sheshi “Skënderbej”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.