Hamburg, shqiptari i vrarë gjendet i mbyllur në valixhe.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 07:17

Një shqiptar 46vjeçar, i identifikuar si Amza Zekiri nga Maqedonia, është viktima, kufoma e të cilit është gjetur në një valixhe në Sinstorf të Hamburgut.
Policia gjermane ka identifikuar dhe ka bërë publik identitetin dhe bëhet fjalë për viktimën 46-vjeçare nga Maqedonia, AmzaZekiri.
Mjekët ligjorë kanë konstatuar se personi në fjalë ka qenë viktimë e një krimi, thuhet në një kumtesë të policisë, e lëshuar gjatë ditës së enjte. Sipas tyre, shkaku i vdekjes është përdorimi i forcës mbi kokën e viktimës.
Pasi i njëjti i kishte me vete dokumentet e identifikimit, shumë shpejt u bë e qartë se për cilin person bëhet fjalë. Pas divorcit me bashkëshorten, Amzai jetonte në Billlstedt, por privatisht ai rregullisht vinte në Harburg dhe VVilhelmsburg.
Ai drejtonte një veturë të llojit “Audi” me autotarga të Hamburgut. Policia kërkon informata nga dëshmitarët, por tashmë ka bërë publike shumë detaje, duke u mbështetur në informatat e vetë dëshmitarëve të siguruar me hetimet paraprake.
Veçanërisht Komisioni policor për krime të rënda kërkon informata për qëndrimin e të ndjerit 46-vjeçar pas kthimit të tij nga pushimi në Maqedoni, në tetor të vitit të kaluar. Kush ka pasur pas kontakt me të, policia e lut që të jap detaje më të hollësishme.
Autorët e krimit, kufomën e kishin futur në një valixhe të cilën e kishin lënë anësh. Valixhen e kishin gjetur dy të rinj para një jave, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që e njëjta të kishte qëndruar aty që nga muaji tetor i vitit të kaluar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.