Mbi 1 mijë shqiptarë në burgjet zviceriane.

Përfshirja e shqiptarëve nga Shqipëria, Kosova dhe trojet tjera etnike në krime të ndryshme të Zvicër është shqetësuese. Aktualisht në burgjet e këtij shteti janë mbi 1 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova, ndërsa cdo ditë arrestohen për shitje droge shqiptarë të ndryshëm nga Shqipëria. Vetëm gjatë vitit të kaluar janë arrestuar dhe trajtuar mbi 3 mijë shqiptarë nga Kosova për krime të ndryshme.
Përkundër rënies së krimit të organizuar numri hajdutëve dhe delikuentëve në Zvicër ende paraqitet në shifra brengosëse, sidomos në kantonin e Gjenevës” ka deklaruar në takimin e fundit me gazetarë nderkombëtar shefja e policisë së Gjenevë znj. Monica Bonfanti.
Add new comment