Vdes në spital 71-vjecari, familjarët akuza spitalit “Hygeia”

Postuar në 17 Shkurt, 2014 09:42

TIRANE-Një i moshuar ka gjetur vdekjen paraditen e së djelës në Reanimacionin e Repartit të neurologjisë, ndërsa familjarët akuzojnë mjekët për pakujdesi.

Burime nga policia e Tiranës kanë njoftuar se viktima është shtetasi H.P., vjeç 71, banues në Tiranë.

Nga ana e ekspertëve të mjekësisë ligjore, është bërë kqyrja e kufomës dhe sekuestrimi i kartelës klinike, pasi po hetohet për mjekim të pakujdesshëm të personelit mjekësor.

Sipas policisë mësohet se viktima ka qenë i shtruar tek një spital privat dhe më pas tek reaniamacioni i Neurologjisë në QSUT.

Policia ka thene se pas hetimeve te para, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme.

  

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>po cu duhet qe veni te spitali i janullatosit juve mor te shkrete!&nbsp;&nbsp; aty vetem po te jesh votues i vangjel dules te vizitojne.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.