Shoferët e furgonave 8+1 hyjnë në ditën e 12 të protestave.

Postuar në 17 Shkurt, 2014 03:26

Hyn në ditën e 12-të protesta e drejtuesve të furgonëve 8+1 në disa qytete kundër urdhrit të Ministrisë së Transporteve dhe policise se shtetit për moslejimin emarrjes së pasa-gjerëve në kthim dhe informalitetit.
Mesohet se diten e sotme, në Elbasan, Korcë, Kukës, Shkodër, Berat, Vlorë shoferët protestojnë kundër vendimit për kthim pa pasagjerë.
Shoferët e furgonëve janë shprehur të indinjuar nga heshtja e deputetëve të cilët pavarësisht thirrjeve të tyre, nuk kanë mbërritur në asnjë moment për të parë nga afër situatën. “Kemi 11 ditë në rrugë dhe askush nuk kujtohet për ne.

Të gjithë heshtin duke nisur nga qeveria dhe deri tek deputetët e zonës. Në fushatë na trokisnin në derë, ndërsa tani nuk na hapin telefonat deputetët e Korçës. Ne kemi familjet pa bukë, pasi kjo qeveri na hodhi në rrugë. Vendimi i Ministrisë së Transporteve është krejtësisht i njëanshëm, i padrejtë dhe favorizon shoqëritë e autobusëve. Megjithatë ne nuk do ndalemi, do vazhdojmë të dalim në rrugë deri në realizimin e kërkesave tona”, tha Altin Birçe, një prej shoferëve.

Pavarësisht vendimit për ndalimin e të gjithë furgonëve me targa të bardha, këta të fundit në Korçë vazhdojnë të qarkullojnë lirshëm edhe para syve të policisë.

  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.