Jahjaga bën homazhe te varri i Rugovës.

Postuar në 17 Shkurt, 2014 06:11

Liderët institucional të Kosovës, në kuadër të shënimit të gjashtëvjetorit të pavarësisë, nisën ditën duke bërë homazhe para varrit të presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Presidentja Atifete Jahjaga deklaroi pas homazheve te varri i presidentit Rugova se me politikën aktive paqësore dhe me platformën për liri, pavarësi, demokraci, ai arriti të mobilizojë dhe të mbledhë gjithë popullin rreth programit të tij politik dhe që të fitojë përkrahjen e fuqishme ndërkombëtare, fillimisht të SHBA-së dhe të vendeve të Bashkimit Evropian.

“Njeriut i cili krijoi strukturat autonome të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës, në kushte të okupimit”, citohet të ketë thënë presidentja Jahjaga në një komunikaten e dërguar medieve.

Më pas presidentja ka vazhduar për në Prekaz, ku tha se sakrifica sublime e familjes Jashari, “dhe rënia e rënia në altarin e lirisë e të gjithë bijve dhe bijave të popullit shqiptar, janë themelet e shtetit të Republikës së Kosovës”, theksoi Presidentja Jahjaga gjatë homazheve në Prekaz. Bashkë me presidenten ishte edhe kryeministri Hashim Thaçi. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.