Elbasan, tentuan të thyejnë magazinën, në pranga 3 të rinj.

ELBASAN-Policia e qarkut të Elbasanit ka vënë në pranga 2 persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin një magazinë.
Burimet policore bëjnë me dije se të arrestuarit janë 20-vjeçari Jaup Troka dhe Renato Çala 21-vjeç, ndërsa nuk bëhet i ditur emri i bashkëpunëtorit të shpallur në kërkim.
Sipas bluve të Elbasanit, tre të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin me thyerje magazinën e një firme private, ndërsa janë autorë të vjedhjes në tre magazina të tjera me vlerë 85 mijë lekë të reja.
Nga ana e policisë vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.
Add new comment