Aksidentoi rëndë një të moshuar, arrestohet 21-vjeçari nga Puka.

SHKODER-Një 21-vjeçar, lindur e banues në fshatin Berishë e Vogël, komuna Iballë e rrethit të Pukës, është arrestuar mbrëmjen e djeshme nga forcat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim mjeti pa leje drejtimi”. Burime zyrtare nga policia e Shkodrës bënë të ditur Kastriot Ndou u arrestua, pasi duke udhëtuar me motorçikletë në lagjen “Skënderbeg” të qytetit, aksidentoi 68 vjeçarin Ndre K, i cili aktualisht ndodhet në një gjendje të rëndë në spitalin rajonal.
Add new comment