Kashar, klienti grabit taksistin nga Durresi.

Një taksist është grabitur nga nje klient qe i ka marre makinen dhe parate. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në afërsi të Kasharit.
Policia ka bërë të ditur se, taksisti ishte nisur nga Durrësi që të dërgonte një klient në Tiranë.
Në afërsi të Kasharit, klienti e ka kërcënuar taksistinduke i marrë paratë dhe më pas e ka detyruar që të zbresë nga taksia, duke i marrë edhe mjetin.
Taksisti ka telefonuar policinë dhe ka bërë denoncimin në Komisariatin numër 6. Efektivat e ketij komisariati kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe të vënë në pranga autorin e grabitjes.
Add new comment