Shqipëria, linjë e re interkonjeksioni me Maqedoninë

Postuar në 17 Shkurt, 2014 05:22

TIRANE-Shqipëria synon që këtë vit të nënshkruajë një marrëveshje për këtë qëllim me Maqedoninë.

Burime nga ministria e Energjisë bëjnë të ditur se, sivjet do të punohet për identifimin e burimit të financimit për këtë linjë të re energjetike, që Shqipërisë i krijon mundësitë për hapje të mëtejshme të tregut rajonal të energjisë.

Paralelisht me fuqizimin e kapaciteteve të interkonjeksionit, gjatë vitit do të vijojnë projektet që mbështesin fuqizimin e sistemit kombëtar të transmetimit përmes investimeve në fuqizimin e linjave ekzistuese dhe ndërtimin e linjave të reja për të rritur kapacitetet transmetuese dhe stabilitetin e furnizimit në vend.

Ndër linjat kryesore janë projekti i Unazës së jugut, linja 220 kV Tirana 2-Rrashbull dhe Elbasan-Fier.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.