Kapen 140 kg marijuanë në Gjirokastër, kishin destinacion portin e Durrësit.

GJIROKASTER-Policia e Gjirokastrës njoftoi se 140 kg marijuanë u bllokuan sot gjatë një aksioni, ndërsa një person u shpall në kërkim.
“Operacioni zgjati 4 orë, ndërsa lënda narkotike u bllokua pranë fshatit Kordhocë, rreth 3 km larg Gjirokastrës”, njoftoi policia lokale në jug të vendit.
Policia tha se marijuana me origjinë nga Lazarati me destinacion Durrësin po transportohej me automjetin tip “Fuoristrada”, me targa greke YZZ 4168, i drejtuar nga E. D., tashmë i shpallur në kërkim. Automjeti dhe lënda narkotike, shton policia, u bllokuan në cilësinë e provës materiale, ndërsa një procedurë ligjore ka nisur për ndaluar transportuesin.
Add new comment