Gjobëvënia 100 mijë euro në Tiranë, dy në pranga, një në kërkim.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 13:51

Dy persona janë vënë në pranga në Tiranë me akuzën se kanë qenë autorë të një gjobëvënie 100 mijë euro.
Policia ka njoftuar se Më datë 17.02.2014, janë ekzekutuar vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka dhënë masën e sigurisë  ”Arrest me burg”, për shtetasit Rubin Mithat Hoxha, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Albert Fuat Zerani, 54 vjec, banues në  Tiranë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Ilir Hyseagolli, 26 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas policisë, këto shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin më datë 31 dhjetor 2013,   kanë shtrënguar për dhënie pasurie shtetasin Fabjan.Sh, në shumën e 100.000 eurove.
Materialet ju dërguan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprat penale të parashikuar nga neni ”Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.