Lezhë – Shkoder, dy të vdekur nga kontakti me rrymën elektrike.

Postuar në 19 Shkurt, 2014 02:29

Dy persona kanë vdekur në Shkodër dhe Lezhë nga kontakti me energjinë elektrike.
Një 12-vjeçare nga Shkodra dhe një elektricist nga Lezha jane viktimat e këtyre ngjarjeve.
Mësohet se në Shkodër 12-vjeçarja P.Tatgjoni gjeti vdekjen e menjëhershme pasi aksidentalisht ka shkelur mbi një përcjellës energjie të këputur.
Policia ka thene se bëhej fjalë për një përcjellës 6000 Volt.
Nderkaq në fshatin Zejman të Lezhës ka humbur jetën elektricisti Pashk Tanushi, 60 vjeç.
Ai ishte në krye të detyrës, por kontakti me rrymën elektrike ka qënë fatal, duke i marrë jetën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.