Polici grek arrestohet për ngarkesën 805 kg drogë nga Shqipëria.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 15:46

Një oficer i policisë greke është vënë në pranga në lidhje me një ngarkesë prej 805 kilogramë drogë të trafikuar në Greqi nga Shqipëria.
Urdhër-arresti u lëshua oficerin grek të policisë, pasi dyshohet si i përfshirë në rrjetin e shpërndarjes dhe trafikut të 805 kilogramëve marijuanë që u kap në Prevezë, e cila kishte ardhur nga Shqipëria.
Gjyqtari i Prevezës mësohet se ka lëshuar mandatin e arrestit bazuar në hetimet për operacionin policor që u zhvillua më 8 shkurt.
Gjatë operacionit u bllokuan 19 qese me drogë ku u arrestuan dy shqiptarë.
Oficeri grek i Antidrogës në Prevezë, është arrestuar pasi ishte pezulluar nga detyra.
Gomonja me drogë mësohet se drejtohej nga shtetasit shqiptarë Robert Gerdhuqi dhe Asllan Brata.
Dyshohet se polici grek ishte përfshirë në trafikun e drogës nga Saranda në Igumenicë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.