Lushnje, furgoni aksidenton për vdekje këmbësorin.

Postuar në 18 Shkurt, 2014 14:17

Një furgon aksidenti për vdekje një kalimtar në Lushnje. Viktima është përplasur për vdekje nga një furgon mbrëmjen e sotme në kthesën e Çermës në Lushnje.

Policia bëri të ditur se furgoni me targa KS01916BB që drejtohej nga shtetasi Ilir Hoxha ka përplasur një kalimtar identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Viktima mësohet se është aksidentuar teksa po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.