Aksidentet. Haxhinasto: Rregulla të reja për patentat.

Numri i rënduar me aksidentet rrugore të ndodhura kohët e fundit ka sjellë nevojën e një reformë të thellë, në sistemin e transportit rrugor. Ministri i Transporteve tha sot se do të ketë një system të ri për patentat.
Në një takim me drejtues të drejtorive rajonale të Shërbimit të Transportit, ministri Edmond Haxhinasto tha se kjo reformë do të nisë me forcimin e testimit për marrjen e lejes së drejtimit të automjetit.
“Mendimi dhe koncepti që në Shqipëri mund të blihet patenta duhet të marrë fund. Nëpërmjet shitjes së patentës shesim sigurinë e qytetarëve. Të kemi regjistrimin biometrik të kandidatit që vëllai të mos konkurrojë për vëllanë tjetër, të bëhet testimi online, testimi praktik do të ndahet në elementët përbërës së tij dhe do të ketë elementë të veçantë të testimit”, tha Haxhinasto.
Add new comment